Flash

Reforma Territoriale/ Berisha në Fier: U bënë pazare gjithë ditën

Lapsi.al 9 October 2026

Reforma Territoriale/ Berisha në Fier: U bënë pazare gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet në Fier për Reformën Territoriale. Ai akuzoi deputetët socialistë se bënë gjithë ditën pazare me njëri – tjetrin dhe në fund e votuan të gjithë. 

Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është e shumë kontestuar si nga ju ashtu edhe nga banorët e bashkive të cilat u shkrinë, u miratua në fund. Nëse opozita do të vijë në pushtet, a do të ndërmarrë hapa për ta përmbysur këtë?

Sali Berisha: Absolutisht. Do të jetë një nga aktet më të para. Ne do  rikthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komuniteteve që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë dyshim. Dhe kjo do të jetë një nga shtyllat e politikës për ripopullimin e Shqipërisë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit.

Pyetje: Si ju ngjanë lotët e Braçes?

Sali Berisha: Nuk po shprehem për të, sepse ata janë mjerimi njerëzor. Se njeriu nuk e dorëzon veten nëse vërtet mendon se është e keqe nuk pajtohet kurrë me këtë. Ata dje treguan veten pa karakter. Kanë bërë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit.

Pyetje: Zoti Berisha, a mund të riformatohet një forcë politike me një frymë të re, me figura të reja, me të njëjtin lider?

Sali Berisha: Pa diskutim. Rruga më e shkurtër, më e sigurtë është kjo që thoni ju.

Pyetje: A vjen PD-ja në pushtet me Berishën kryeministër?

Sali Berisha: PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë, do vijë në pushtet të ripërtërijë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë Shqipërinë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI