Flash

Reagon lideri i opozitës izraelite: Exit-poll tregon humbjen e besimit te Netanyahu

Lapsi.al 27 October 2026

Reagon lideri i opozitës izraelite: Exit-poll tregon humbjen e besimit te

Ka reaguar para pak çastesh Gadi Eisenkot, lideri i opozitës së Izraelit pas publikimit të exit-polleve të zgjedhjeve të mbajtura këtë të martë. Të dhënat paraprake i japin koalicionit opozitar një avantazh të lehtë, por pa pasur mundësinë që të bëjë qeverinë të vetëm.    

“Rezultatet paraprake të sondazheve tregojnë për një mosbesim të plotë ndaj Netanyahut dhe qeverisë së 7 tetorit, si nga ana e shumicës sioniste, ashtu edhe nga shumica e qytetarëve izraelitë.

Nëse këto janë rezultatet përfundimtare, atëherë kjo është një fitore për shumicën shtet-ndërtuese sioniste në Izrael.

Do të veproj menjëherë për të zbatuar vendimin e popullit: për të zëvendësuar qeverinë e Netanyahut dhe për të formuar një qeveri sioniste mobilizimi, sa më shpejt të jetë e mundur” – shkroi ai në X.

Sipas exit-poll duket se nuk ka një fitues të qartë në zgjedhjet e Izraelit.

Sipas “Channel 12 News” të Izraelit, blloku i Netanyahut parashikohet të bjerë nga 68 vende që ka aktualisht, në 50 vende në Knessetin e ardhshëm. Blloku i Eisenkotit arrin në 52 vende, ndërsa sondazhet sugjerojnë se partitë arabe kanë një rekord prej 18 vendesh.

Edhe pse koalicioni i Netanyahut, duke përfshirë partitë e ekstremit të djathtë dhe ultraortodokse, pritet të jetë më i vogël, partia e tij Likud parashikohet të ketë pjesën më të madhe të vendeve në Knesetin e ardhshëm me 24 vende, krahasuar me 22 vendet e partisë Yashar të Eisenkotit.

Për të bërë qeverinë duhen të paktën 61 nga 120 vendet e Knesetit. Si Netanyahu ashtu edhe Eisenkot duket se nuk e kapin dot të vetëm këtë numër. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI