
Që nga nisja e kësaj jave, “sofra” e gurtë para Kryeministrisë mbetet e shtruar, por studentët nuk po zënë vend. Edhe këtë mërkurë, Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët.
Pas karrigeve të djegura në protestat e mëparshme, skenografia ndryshoi, por jo mesazhi: kryeministri kërkon dialog. Studentët, nga ana tjetër, nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ata vijojnë të refuzojnë ftesën dhe këmbëngulin se nuk ka vend për bisedime pa dorëheqjen e Ramës.