Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

Lapsi.al 9 July 2026

Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vendas dhe oferta sezonale pritet të jenë më të larta. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT mbi inflacionin, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është pothuajse trefish më e lartë se inflacioni mesatar i ushqimeve, i cili rezultoi 3%.

Ecuria e çmimeve të perimeve duket paradoksale, pasi qershori përkon me kulmin e prodhimit të një pjese të madhe të kulturave bujqësore. Në kushte normale, shtimi i ofertës gjatë sezonit do të duhej të ushtronte presion në uljen e çmimeve, por në tregjet e pakicës ka ndodhur e kundërta.

Shtrenjtimi mund të lidhet me kostot e prodhimit, edhe me rritjen e kërkesës gjatë sezonit turistik. Rritjen më të lartë mes produkteve ushqimore e shënuan peshku dhe produktet e tjera të detit, me 9%. Pas tyre renditen perimet me 8.5%. Çmimet e mishit u rritën me 4.2%, ndërsa qumështi, produktet e tjera të bulmetit dhe vezët u shtrenjtuan me 2.4%.

Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë u shtrenjtuan me 2.5%, ndërsa vajrat dhe yndyrat me 1.7%. Rritje më të moderuar pati te drithërat dhe produktet me bazë drithërash, me vetëm 0.9%. Në kahun e kundërt, frutat e freskëta dhe të thata ishin i vetmi grup që shënoi ulje të çmimeve, me 2.8% në raport me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se presionet mbi buxhetet familjare vijojnë të vijnë kryesisht nga produktet bazë të konsumit, me perimet që, pavarësisht sezonit të bollshëm bujqësor, po shënojnë një nga rritjet më të larta të çmimeve.

Në muajt e verës shtohet konsumi nga hotelet, restorantet dhe njësitë e shërbimit, veçanërisht në zonat bregdetare, duke ushtruar presion mbi ofertën dhe çmimet në tregun vendas. Në të njëjtën kohë, një pjesë e prodhimit bujqësor po orientohet drejt eksporteve, kur tregjet e huaja ofrojnë çmime më të favorshme, duke kufizuar sasitë që mbeten për konsumatorët vendas.

Për më tepër, grupi statistikor përfshin jo vetëm perimet tipike të sezonit, por edhe zarzavate, bishtajore dhe produkte të importuara, të cilat nuk ndjekin të njëjtën ecuri sezonale me prodhimin vendas. Shtrenjtimi i perimeve po vjen si një ndërthurje e faktorëve që nisin me kufizimin e  prodhimit bujqësor, kërkesës së lartë nga turizmit, rritjes së eksporteve dhe rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI