Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

Lapsi.al 7 July 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura ndaj rezultateve të zgjedhjeve të shpallura më 27 qershor, ndërsa certifikimi i rezultateve do të varet nga epilogu i këtij procesi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni mund të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Në të kundërtën, sipas tij, fillimisht do të zbatohen obligimet që mund të dalin nga vendimet e Supremes dhe vetëm më pas do të bëhet certifikimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor. Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, deklaron Elezi. Ndërkohë, njohësi i proceseve zgjedhore, profesori Mazllum Baraliu, vlerëson se kërkesat për rinumërimin e të gjitha votave të një subjekti politik janë të panevojshme, pasi procesi i verifikimit tashmë është kryer nga institucionet kompetente në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të të gjitha subjekteve politike. Sipas tij, zvarritja e procesit po e vonon pa arsye certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mendoj që futja në një proces të rinumërimit të të gjitha qindra mijëra votave të një subjekti politik është diçka që nuk ka nevojë, sepse ato janë verifikuar. Të gjitha votat janë kontrolluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga zyrtarët kompetentë dhe në prani të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike. Prandaj, Gjykata Supreme duhet ta përfundojë pa vonesë shqyrtimin e kësaj ankese, ose të këtyre dy ankesave, nëse janë të ndara dhe t’i hapë rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve. Jemi vonuar shumë dhe nuk ka më bazë apo arsyetim për vonesa të mëtejshme, qoftë edhe nga organet gjyqësore”, thekson Baraliu për KosovaPress.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI