Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Përmbytje dhe rrëshqitje toke në Ekuador, humbin jetën të paktën 9 persona

Lapsi.al 7 July 2026

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën provincën Zamora Chinchipe, në jug të Ekuadori, gjatë ditëve të fundit.

Sipas autoriteteve, mes personave të zhdukur ndodhet edhe guvernatori i provincës, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, të cilët po merrnin pjesë në një operacion për evakuimin e banorëve nga zonat e prekura.  

Situata më e rëndë është regjistruar në qytetin Guadalupe, ku një rrëshqitje masive dheu shkaktoi dëme të konsiderueshme. Bilanci paraprak flet për të paktën 38 të plagosur dhe rreth 50 banesa të dëmtuara.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, pas ndërhyrjeve emergjente, është rikthyer furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në zonat e prekura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur dhe vlerësimin e plotë të dëmeve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI