Flash

Atentat në Sarandë, plagoset rëndë një 50-vjeçar (Emri)

Lapsi.al 2026-07-17 23:44:07

Atentat në Sarandë, plagoset rëndë një 50-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës.

I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sander Rubati, 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

 
Rubati është një person i njohur për autoritetet, me precedentë penalë për trafik klandestinësh, kontrabandë dhe armëmbajtje pa leje. Ai rezulton gjithashtu i skeduar nga policia për trafik të mjeteve motorike. Në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Ndërkohë, janë blinduar hyrje-daljet e qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: What if Lali gets out of prison?

A pact has been drawn up between the prime minister and the imprisoned mayor to return the latter to office. But what would be the consequence for a justice reform, that the high-ranking officials have kicked down the doors of his cells?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI