
Studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar protestës së nisur nga studentët në Tiranë. Godina e universitetit është bosh, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në procesin mësimor në shenjë mbështetjeje për protestën dhe kërkesat e ngritura prej studentëve.
Bojkoti në Durrës shënon zgjerimin e lëvizjes studentore edhe jashtë kryeqytetit, ndërsa të rinjtë kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë së Edi Ramës. Protestat studentore kanë sjellë ndërprerje të mësimit në disa institucione arsimore, ndërsa pritet që gjatë ditës të ketë zhvillime të tjera edhe në qytete të ndryshme të vendit.