
Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara se ishin për shitje. Sipas policisë, arrestimi u bë pranë një shkolle të mesme, pas një hetimi njëmujor në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”. I arrestuari, M. S. (K.), banues në Kolonjë, rezulton i ndaluar edhe më parë për vepra që lidhen me narkotikët.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza heroine dhe kokaine të ndara dhe të dyshuara si të gatshme për shitje. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi edhe një automjet “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro. Sipas hetuesve, dyshohet se makina është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Droga dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.