
Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për protestuesit e arrestuar që ditën e parë të protestës së studentëve. Familjarët e të rinjve të arrestuar presin në gjykatë, për fatin e fëmijëve të tyre.
Mes të arrestuarve ka dhe të mitur. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë.
Ndërkohë për dy ditë të tjera me radhë vijoi protesta masive përgjatë ditës dhe natës, valë që përfshiu dhe rrethe të tjera të vendit.