Flash

Vëllai i deputetes së PD arrestohet në Itali për trafik droge

Lapsi.al 18 February 2026
Vëllai i deputetes së PD arrestohet në Itali për trafik

Markelian Hoti, vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti, është arrestuar në periferi të Romës, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës.

27-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë.

Ai u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën.

Hoti dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.

Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte ‘zhdukur’.

Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që, sipas mediave italiane, parashikon deri në 15 vite burg.

Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romë.

Sipas mediave italiane, Hoti kishte qëndruar “në hije”, pasi pronari i hotelit ku ai po strehohej nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në sistemin “Alloggiati Web”, duke e bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet.

Pasi iu verifikua identiteti, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.

Të këshilluara

Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me ankim Apelit të Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva...

15:52

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI