Flash

McAllister kritikë dhe PD-së: Jo protesta të dhunshme

Lapsi.al 18 February 2026
McAllister kritikë dhe PD-së: Jo protesta të dhunshme

David McAllister, kryesuesi i Komitetit për Punët e Jashtme ndodhet sot në vendin tonë.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se Bashkimi Europian është i shqetësuar sa i përket polarizimit politik në vend ndërsa ka udhëzuar partitë politike për dialog.

Ai është ndalur edhe në protestat e zhvilluara së fundmi nga opozita, ku tha se protesta të dhunshme nuk kanë vend në një shtet demokratik.

“Nisëm vizitën tonë në Podgoricë të hënën dhe dje kishim vizita me kryeministrin Rama. Sot takimet ishin në nivel Kuvendi. Komiteti për Punët e Jashtme po pounon në lidhje me raportin për Shqipërinë që do të prezantohet javën tjetër në Bruksel në PE.

Ashtu siç e përmenda, kishim takim me Ramën dhe ministren e Jashtme Spiropali, Peleshin, Igli Hasanin, dhe liderë të partive opozitare.

Mbëhstesim fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin europian dhe njohim rezultatet e forta që keni pasur.

Hapja e të gjitha kapitujve në vetëm 13 muaj është arritje e madhe.

Nuk ka ven për vetëkënaqje, Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë në këtë fazë për të përmbushur detyrimet.

Integrimi mbështetet në merita. Jemi të shqetësuar për polarizimin politik, këshillojmë dialog politik dhe mazhoranca t’i ofrojë hapësira opozitës, opozita duhet të përfshihet më shumë në dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një vend demokratik”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI