Flash

Berisha: Nuk është gjë Epstein se çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë

Lapsi.al 18 February 2026
Berisha: Nuk është gjë Epstein se çfarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një paralelizim mes skandalit të dosjes ‘Epstein’ dhe përgjimeve të regjistruara me video nga Ergys Agasi. Në një deklaratë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Berisha, Agasi kishte nën kontrollin e tij Shërbimin Informativ në vend.

"Ky ka humbur çdo moral. A e dëgjuat dje se si i përulej si lëngaraq Mirlindës së krimit? Se ka hall se mos bëhet pentito. Ekzakt. Po si mund të admirosh një njeri, në sipërmarrjen e të cilës janë marrë pengje? Ka funksionuar si një organizatë e mirëfilltë kriminale e drejtuar nga Ergys Agasi. Ju flisni për Epstein. Nuk është gjë Epstein se çfarë është Ergys Agasi për Shqipërinë. Ergys Agasi për Shqipërinë është gropa e zezë më e madhe që mund të imagjinohet. Se kontrollonte çdo qytetar shqiptar. Vidhte çdo qytetar shqiptar. Vidhte të dhënat. Vidhte çfarë kishin shqiptarët në telefona, në shtëpi dhe kudo tjetër. Të regjistruara në institucione shtetërore. Shërbimin Informativ e kishte një gotë ujë, një kafe, se edhe atje është një Mirlindë tjetër. Se edhe ajo është si Mirlinda. Ua them unë. Një Mirlindë në llojin e vet. Shteti ishte Ergysi, ishte Edi Rama. Kjo është e vërteta," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI