Flash

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian McAllister: Çështja Balluku test për Shqipërinë!

Lapsi.al 18 February 2026
Përfaqësuesi i Parlamentit Europian McAllister: Çështja

Mesazhe të forta për çështjen "Balluku" drejtuar Partisë Socialiste nga Bashkimi Europian. Gjatë vizitës në Tiranë, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister tha se ka biseduar me kryeministrin dhe deputetët socialistë për çështjen Balluku, duke e quajtur atë një test për adresimin e korrupsionit nga Shqipëria.

I pyetur në konferencë për ndryshimin e ligjit për çështjen Balluku dhe vota për arrestimin apo jo të saj në parlament, do të ndikojë në procesin e integrimit, McAllister u shpreh: "Çështja Balluku është një test kritik i Shqipërisë për adresimin e korrupsionit"

"Jam në dijeni të kësaj çështjeje. Kjo nuk është thjesht një çështje juridike, por është edhe një cështje e përgjegjësisë politike" tha McAllister i cili theksoi se përfaqësuesit e Bashkimit Europian "Nuk janë thjesht vëzhgues të situatës, por edhe po mbështesin institucionet e pavarura" në luftën kundër korrupsionit.

McAllister vuri në dukje se Shqipëria ka të gjithë mbështetjen e Bashkimit Europian për integrimin, por duhet të japë prova konkrete dhe të vazhdojë të punojë akoma më fort për negociatat.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI