Flash

Salianji: As socialistët nuk thonë më fjalë të mirë për Ramën

Lapsi.al 18 February 2026
Salianji: As socialistët nuk thonë më fjalë të

Ish-deputeti Ervin Salianji po vijon me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, që janë të zhgënyer e të lodhur nga përdorimi që Sali Berisha po u bën atyre si mburojë për interesat personale të tij dhe të familjes.

Këtë të mërkurë, Salianji po zhvillon takim me struktura të PD-së në Berat, ku fjalën e tij e nisi me sulme ndaj qeverisë, duke e akuzuar si shkaktare të shpopullimit të Shqipërisë.

“Duket sikur shoqëria shqiptare është futur në një kafaz. Jemi mbledhur për këtë: për të folur për fatin e Shqipërisë, për vendin tonë të bekuar që sot është më i lodhur se kurrë. Për një vend ku të rinjtë, në momentin e parë që munden, duan të ikin dhe të largohen. Kjo është tragjedia më e madhe e këtij regjimi.

Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë qytetarët shqiptarë. Shteti është kthyer në pronë private. Politikanë që duket se nuk kanë as dashurinë dhe as ndjeshmërinë më të vogël për vendin. Këtë e ndjen çdo qytetar në familjen e vet, në një ndjenjë të thellë braktisjeje.

Shqipëria po zbrazet nga dita në ditë dhe atyre që qeverisin nuk u vjen as turp. Madje krenohen me vjedhjet e radhës. Një maskarallëk.

Në çdo vend kemi takuar qytetarë, demokratë e socialistë, që nuk thonë asnjë fjalë të mirë për Edi Ramën. Të gjithë e dinë se kemi një qeveri që nuk e njeh realitetin e familjes shqiptare. Në fund të ditës, çfarë lehtësimi u ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në këto 13 vite?", - tha Ervin Salianji.

Të këshilluara

Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me ankim Apelit të Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva...

15:52

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI