Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor, Saimir Nazifi

Lapsi.al 18 February 2026
KPA lë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor, Saimir Nazifi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të mërkurën, më 18 shkurt, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Nazifit ndaj vendimit të Komisionit.

Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Ndihmësi ligjor, Saimir Nazifi, u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 25 qershor të vitit 2024 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për kriterin e profesionalizmit.

Saimir Nazifi përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe deri në vitin 2003 ushtroi funksionin e ndihmës-gjyqtarit dhe gjyqtarit në Dibër. Në periudhën 2003–2013 ai punoi në Avokaturën e Shtetit dhe prej vitit 2013 e deri në momentin e shkarkimit ushtroi detyrën e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë./ BIRN

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI