Flash

Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike, përballë ministrave hajdutë të Ramës

Lapsi.al 7 February 2026
Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike,

Sali Berisha, që vetëmburret si njeriu që përmbysi komunizmin në Shqipëri ka bërë bërë sot një krahasim të guximshëm mes vjedhjeve që bën pushteti i sotëm i Ramës dhe atyre për të cilat u akuzuan ish udhëheqësit e diktaturës gjysëmshekullore të vendit.

Duke i akuzuar anëtarët e Byrosë Politike për regjimin e egër të burgosjeve dhe persekutimeve që imponuan, ai i ka amnistuar ata në raport me vjedhjen e pasurive të qytetarëve të tyre. "Abuzimet e anëtarëve të byrosë politikë gjatë 45 vjetëve, nuk bëhen bashkë as sa vetëm gjysma e pasurive që kanë grabitur drejtorët e 5D në bashkinë e Tiranës", tha ai gjatë një bisede online pyetje përgjigje me mbështetësit e tij.

Në fakt, nuk ka asnjë dyshim se bijtë e rilindur të baballarëve kultivuan në ndryshim nga të parët e tyre vesin e hajdutërisë që k si qëllim plaçkitjen e pasurive të këtij vendi.

Por çudi shkakton fakti se edhe lideri i një lëvizje antikomuniste, si Berisha i sheh shumë më të ndershëm ish udhëheqësit e djeshëm komunistë në raport me bandën e rilindasve të sotëm.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI