Flash

Zbulohet drafti/ Kush do të përfitojë nga Amnistia Penale

Lapsi.al 4 February 2026
Zbulohet drafti/ Kush do të përfitojë nga Amnistia Penale

Qeveria shqiptare ka gati draftin për miratim në Kuvend për amnistinë penale. Në draftin e siguruar nga A2 CNN thuhet se do të përfitojnë mbi 10 mijë persona, 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

Nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile do të lirohen menjëherë burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë, apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë, si edhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale.

Po kështu lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar.

Do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.

Nga kjo amnisti përjashtohen përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe çështjet në kompetencë të SPAK, të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje. /A2CNN

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI