Flash

Kris arma në Gjilan, raportohet për një të plagosur

Lapsi.al 4 February 2026
Kris arma në Gjilan, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI