Flash

Shiste ilaçe kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 4 February 2026
Shiste ilaçe kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari në

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 53-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ai u arresrua nga forcat blu, pasi tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara nga Italia.

53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe për djalin e tij, 26-vjeçar, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë/Goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave. Tregtonin në Vlorë, mallra që dyshohet se i kontrabandonin nga Italia, vihet në pranga 53-vjeçari, procedohet penalisht djali i tij. 53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Sekuestrohen medikamentet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI