Flash

Hapet pas 7 orësh njëri kah i aksit Librazhd - Përrenjas

Lapsi.al 1 February 2026
Hapet pas 7 orësh njëri kah i aksit Librazhd - Përrenjas

Është zhbllokuar pas 7 orësh njëri kah në segmentin Librazhd - Përrenjas. Autoritetet që ndodhen në vendin e ngjarjes kanë nisur të lejojnë makinat e para të kalojnë.

Megjithatë autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonën ku kryhen punime për hapjen e plotë të rrugës.

Në pamjet e publikuara nga mediat shihen qindra automjete, të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Fadromat vijojnë punën për heqjen e masivit të gurëve e dherave që kanë rënë në rrugë. Polica njoftoi më herët se drejtuesit e automjeteve mund të përdorin edhe itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan. /LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI