Flash

Dënimi në Greqi/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i fshihet vendimit për Irena Gjokën

Lapsi.al 30 January 2026
Dënimi në Greqi/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i fshihet

KLGJ nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se nuk kishte deklaruar në formular një dënim në vitin 2005 në Greqi për falsifikim vize.

Vendimi u mor pas diskutimeve brenda KLGJ-së, ku shumica e anëtarëve argumentuan se çështja nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të këtij institucioni. Sipas shumicës, rasti duhet t’i kalojë për shqyrtim Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si organi përgjegjës për hetimin disiplinor të magjistratëve.

Për rrjedhojë, nuk u ngrit komisioni që do të merrte në shqyrtim dokumentacionin, dhe do të niste procesin e verifikimit.

Vetë Gjoka në një letër drejtuar KLGJ-së argumenton se nuk ka asnjë arsye ligjore për ndërprerjen e mandatit të saj si gjyqtare. Gjoka mbrohet se s’ka kryer asnjë shkelje për faktin që nuk e ka deklaruar dënimin, pasi ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor, i cili, sipas vetë ligjeve greke, është arkivuar dhe asnjëherë nuk ka marrë vendim të formës së prerë.

Dokumentat që provojnë se Irena Gjoka ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit janë publike. Irena Gjoka ka qenë e dëbuar nga Greqia për kalim të kufirit me dokumenta të fallcifikuara, por në formular pranon se nuk ka qenë e dënuar asnjëherë.

Irena, që në këtë kohë mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundi, Stefanaq Gjokën bëjnë prokurë (faksimilja poshë) tek një noter në Fier për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre.

Pra, qëllimi ishte për të anulluar masën e dëbimit të marrë nga pala greke. Kjo prokurë e datës 31 mars 2003, para noterit Fejzo Behaj, që e ka publikuar Lapsi, dëshmon më së miri me vetë gojën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia (dokumenti poshte). Pikërisht për këtë ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë.

Por, ama kur ka ardhur puna që të thoshte të vërtetën në formularin e dekriminalizimit ajo ka gënjyer duke thënë se s’ka qenë kurrë e dëbuar.

Pra në të dyja rastet edhe kur ka gënjyer se ka qenë e dënuar edhe kur ka gënjyer që ka qenë e dëbuar Inena Maneku, Shpata, Gjoka duhet ta humbiste të drejtën për të qenë gjyqtare.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI