Flash

Zhbllokohet Qafë Thana dhe rifillon lëvizja e kamionëve

Lapsi.al 29 January 2026
Zhbllokohet Qafë Thana dhe rifillon lëvizja e kamionëve

Pika kufitae e Qafë Thanës është hapur këtë mbrëmje, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë. Ajo është bllokuar, për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare. Ata kundërshtonin sistemin të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Por kjo situatë u rregullua, pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit. Ndërsa, Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, tha se Brukseli ka pranuar të gjithë kërkesat dhese do të sjellë një strategji të re për shoferët profesionistë.

Të këshilluara

Sekuestrohen 5 tonë marihuanë në Serbi

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fsh...

17:58

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI