Flash

EMRI/ Plagoset me thikë një shqiptar në burgun grek të Malandrinos

Lapsi.al 29 January 2026
EMRI/ Plagoset me thikë një shqiptar në burgun grek të

Mediat greke raportojnë se një shqiptar i identifikuar si Dhimitër Meçi, me nofkën “Dhimo” është plagosur me thikë pasditen e së enjtes, menjëherë pas transferimit të tij në burgun e Malandrinos.

Sipas të njëjtave burime i plagosuri është një nga vrasësit famëkeqë të mafias greke të Athinës dhe konsiderohet "truri" i atentatit të mbetur në tentativë ndaj mafiozit grek Yannis Lalas në maj 2025, kur makina e këtij të fundit u godit nga dhjetëra plumba nga një kallashnikov.

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Kush është Dhimitër Meçi, 'killeri' nga Gjirokastra që tentoi eleminimin e 'bosit' të mafias greke, me CV të pasur kriminale - Aktualitet Dhimitër Meçi[/caption]

Lalas arriti të shpëtojë falë makinës së blinduar që po drejtonte. Pavarësisht se i shpëtoi atentatit ai u ekzekutua më pas në nëntor, ngjarje për të cilën janë arrestuar 4 persona, rusë dhe grekë.

“Kathimerini" shkruan se Meçi mbante gjithashtu marrëdhënie shumë të ngushta me Panagiotis Vlastos, një figurë kryesore në të ashtuquajturën “Mafia Greke”.

Pas arrestimit, ai u mbajt në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos ku iu nënshtrua ekzaminimeve nga specialistët. Këtë të enjte, ishte planifikuar transferimi i tij në burgun e Malandrinos, por para se të mbërrinte në qëlinë ku do të mbahej, ai u sulmua me një thikë të improvizuar nga një i burgosur.

Thuhet se 45-vjeçari u plagos rëndë nga sulmi, por jeta e tij nuk është në rrezik. Autori i krimit, një grek i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe që punonte në mensën e burgut, u arrestua menjëherë.

"Kathimerini" shkruan se vrasësi shqiptar me pagesë është arrestuar dhjetëra herë për ekzekutime, tentativa vrasjeje, zhvatje dhe grabitje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër rekord në çmimin e arit

Çmimi i arit ka shënuar një tjetër rekord. Vlera e metalit të çmuar ka arritur nivelin e 5 mijë e 600 dollarëve për onz të enjten. Ndërkohë vetëm tre ditë më...

18:44

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI