Flash

Partnerja e Franc Çopjas dëshmon në gjyq: Nuk ishte agresiv, por burrë besnik

Lapsi.al 29 January 2026
Partnerja e Franc Çopjas dëshmon në gjyq: Nuk ishte agresiv,

Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ardit Spahiut, ngjarje e kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Sipas LA LIBRE, partnerja aktuale e Franc Çopjas, i dyshuari kryesor për vrasjen, ka dëshmuar nëpërmjet video-konferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë dëshmisë, ajo e përshkroi atë si një burrë besnik dhe jo agresiv, i cili kurrë nuk ngrinte zërin para askujt. Ajo gjithashtu deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal të të akuzuarit.

Në seancë ka dëshmuar përmes video-konferencës edhe një shqiptar nga Elbasani rreth 30-vjeç. Ai ka deklaruar se njihte dy familjet Alibej dhe Çopjan, të cilat janë përfshirë në një luftë klanesh që të paktën nga dhjetori 2018.

Ndërkohë, kryetarja e gjykatës e pyeti dëshmitarin për një sherr të 2017, që kishte shpërthyer në një lokal në Elbasan dhe në të ishte përfshirë Franc Çopja. Dëshmitari e përshkroi si një mosmarrëveshje të vogël dhe një sherr të thjeshtë mes meshkujsh që kishte degraduar.

Kryetarja e gjykatës kujtoi se sherri ishte raportuar në mediat shqiptare dhe se ishin përdorur armë zjarri. Dëshmitari më pas pranoi përdorimin e armëve të zjarrit. Ai gjithashtu deklaroi se një pjesë e dëshmisë, e dhënë të hënën nga vëllai i gruas së vëllait të viktimës, një anëtar i familjes Alibej, ishte një gënjeshtër.

Më herët gjatë mëngjesit, një ekspert ADN-je foli para gjykatës, duke specifikuar se asnjë ADN tjetër, përveç asaj të Ardit Spahiut dhe të burrit që po drejtonte makinën në të cilën ai ndodhej pak para vrasjes së tij, nuk ishte gjetur në vendin e krimit.

Të këshilluara

Sekuestrohen 5 tonë marihuanë në Serbi

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fsh...

17:58

Tjetër rekord në çmimin e arit

Çmimi i arit ka shënuar një tjetër rekord. Vlera e metalit të çmuar ka arritur nivelin e 5 mijë e 600 dollarëve për onz të enjten. Ndërkohë vetëm tre ditë më...

18:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI