Flash

Elisa shkon deri në Ukrainë për të marrë “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Lapsi.al 15 January 2026
Elisa shkon deri në Ukrainë për të marrë “Urdhrin

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali është dekoruar zyrtarisht këtë të enjte me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“ nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kiev. Kjo është një nga dekoratat më të larta të shtetit ukrainas.

“E pranoj këtë nderim më përulësi dhe me ndjenjën e thellë se ai nuk i përket vetëm një personi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që zgjedh të qëndrojë në anën e lirisë. Ukraina sot nuk po mbron vetëm tokën e saj. Ajo po mbron ndërgjegjen e Europës.

Në qytetet e saj të bombarduara, në rezistencën e popullit të saj, po shkruhet nëse kontinenti ynë do të jetojë në paqe dhe të drejtë, apo nën frikë dhe forcë. Ky urdhër mban emrin e Princeshës Olga, një grua që udhëhoqi me dinjitet në kohë të errëta. Ta marr sot këtë dekoratë në mes të një lufte për mbijetesë dhe liri, është një përgjegjësi morale, po aq sa një nder.“, shprehet ministrja Spiropali pas ceremonisë së dekorimit.

Këtë dekoratë, Zelensky e kishte njoftuar prej disa muajsh se do ia jepte Spiropalit, por sot u zhvillua ceremonia zyrtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI