Flash

Lirohen tre të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços, i ati paralajmëron vetëgjyqësi

Lapsi.al 15 January 2026
Lirohen tre të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços, i

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur rreth 4 vite më parë.

Konkretisht Gjykata la në “arrest shtëpie” Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe çobanin Bleri Angjo.

Vendimi erdhi pasi Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së masës së arrestit të caktuar më 20 qershor 2022, për shkak të tejkalimit të afatit maksimal të qëndrimit në paraburgim.

Në 10 shkurt 2025, Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë shpalli fajtorë 4 të pandehurit për vrasjen e Martin Çeços dhe i dënoi ne total me 83 vite burgim, përkatësisht: Valter Mollaj – 25 vite burg, Edlir Mollaj – 23 vite burg, Martina Pajollari – 20 vite burg, Blendi Angjo – 15 vite burg.

Ndërsa në qershor të 2025-ës, Gjykata e Apelit në Tiranë, me kërkesë të mbrojtjes, prishi vendimin e shkalles se pare dhe vendosi që çështja të rikthehet për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore ne Korce. Hetimet për vrasjen vazhdojnë për tre personat që dolën sot me mase sigurie arrest shtepie.

Ndërkohë babai i viktimës ka reaguar dukë bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar vetëgjyqësi.

“S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje.

Ata janë autorët, e kanë thënë me gojën e tyre vetë dhe tani t’i lirojnë. Djali nuk pati as takime me çupën asgjë. Djali im s’kishte faj. Nuk besoj më te drejtësia, i dënoi 25 vjet ja dhanë Tiranës, thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, këta tani i liruan fare.

Ka mbi 3 vjet s’kam ç’them më, unë do t’i djeg dhe do t’i them djalit e realizova planin tënd.  Nuk dua të jetoj më dhe nuk e bëj veten të më arrestojnë do vras veten në mes të gjyqit atje”, ka deklaruar ai.

Sipas hetimeve të deritanishme, 26-vjecari dyshohet se u vra për çështje xhelozie pasi kishte krijuar lidhje dashurie me Martina Pajollarin, e cila gjithashtu ishte e lidhur me Valter Mollajn. Pajollari vijon të qëndrojë në masën arrest me burg.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09