Flash

Nga “gjel deti” në Kryeinspektor, Rama rekruton Dash Sulën në administratë

Lapsi.al 6 February 2026
Nga “gjel deti” në Kryeinspektor, Rama rekruton Dash Sulën

Deputeti Dashnor Sula do të jetë Kryeinspektor i Përgjithshëm, një vend pune për të cilin u përfol tre javë më parë por ai e mohoi si thashethem mediatik, duke thënë se nuk e kishte idenë se pse po raportohej.

“Në radhë të parë sa më ka blerë? Sa miliona euro?" pyeste Dash Sula në media duke e mohuar kategorikisht lajmin se ai do të ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit. "Nuk ka asnjë lloj emërimi, vendimi dhe urdhri dhe nuk e di se nga ka dalë kjo" tha ish-deputeti i PD duke e quajtur lajmin një thashethemnajë.

"Kam zero telefonatë, takim, ofertë për këtë rast që po flisni. Po të kisha një emërim. Kam 20 vjet në politik dhe jam faqebardhë. Jam me zero akuza. Nuk është e vërtetë. Nuk jam njeri që gënjej dhe mashtroj”, vazhdonte ta mohonte në ekranet e televizionit.

Por realiteti ishte ndryshe. Ligji parashikon që për t'u zgjedhur kryeinspektor i përgjithshëm nuk mjafton veç një telefonatë, por duhet edhe një konkurs. Ndaj sa për të thënë, Sulës i duhej të priste disa javë sa të mbylleshin letrat e "garës". Pasi është zhvilluar "konkurimi", kandidati, që as nuk e kishte idenë se përse po e përflisnin, ka marrë emërimin.

Sula ka qenë deputet i Partisë Demokratike për disa legjislatura, por tani që mbeti jashtë parlamentit ka vendosur t'i japë një dorë qeverisjes së Ramës, të cilën dje e akuzonte për hajdutëri.

Gjatë debateve në parlament, kryeministri Rama i kishte ngjitur nofkën “gjel deti Peqini”, një etiketim që merr shkas në traditën e banorëve të Peqinit për të rritur gjela deti të shëndetshëm dhe luftarakë.

“Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë”, bërtiste Rama në parlament, kur u acarua në një rast me deputetin e PD-së.

Pavarësisht se e shihte si një zog i zhurmshëm në sallën e Kuvendit, Rama e ka peshuar tashmë ish-deputetin e opozitës si Kryeinspektor të Përgjithshëm. Si për të treguar se në këtë vend, edhe kur të quajnë gjel deti nuk duhet të mërzitesh. Me pak durim, me një telefonatë mund të përfundosh duke numëruar pulat e detit me rrogë të shtetit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI