Flash

Dalin pamjet/ Të burgosurit me rrezikshmëri transferohen nga Durrësi në Fier (VIDEO)

Lapsi.al 15 January 2026
Dalin pamjet/ Të burgosurit me rrezikshmëri transferohen nga
Mbrëmjen e së mërkurës ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka ndarë pamje në internet teksa shihet një autokolonë e gjatë me makina policie. Kujtojmë që lëvizja e të dënuarve dhe paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë, arratisjes së Altin Ndocit, i cili teksa ndodhej në spital për vizitë mjekësore, iu iku policëve dhe aktualisht ndodhet në arrati. Gjatë së martës Ministri i Drejtësisë shkarkoi drejtorin e burgut të Durrësit ndërsa zinxhiri komandues i këtij institucioni u arrestua me urdhër të prokurorisë. Po kështu Lamallari kërkoi transferim të personave me rrezikshmëri të lartë dhe urdhëroi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të shpeshtojë kontrollet në të gjitha burgjet e vendit për të parandaluar futjen dhe mbajtjen e sendeve të paligjshme në qeli dhe cdo tentativë për thyrje të sigurisë. Kujtojmë që në burgun e Durrësit ndodhen edhe disa nga personazhet vip të politikës si Erion Veliaj, Ilir Beqaj, Alqi Bllako etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI