Flash

Dështon takimi në SHBA/ Trump nuk heq dorë nga Groenlanda, BE nis ushtrinë

Lapsi.al 14 January 2026
Dështon takimi në SHBA/ Trump nuk heq dorë nga Groenlanda, BE nis

Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti dëshirën e tij për të marrë kontrollin e ishullit të madh Arktik.

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe homologia e tij nga Groenlanda Viviane Motzfeldt u larguan nga Shtëpia e Bardhë pak para orës 12:00 sipas orës lokale. Ata qëndruan aty 1 orë e gjysmë ku biseduan me zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Nuk pati një deklaratë të përbashkët mbi rezultatin e bisedimeve, por Ministri i Jashtëm danez i përshkroi bisedimet si të ndershme dhe produktive.

"Ne pajtohemi që nuk jemi dakord" - tha Rasmussen, duke vënë në dukje se "nuk arritëm të ndryshojmë mendjen e Amerikës ". Rasmussen njoftoi se Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara do të formonin një grup pune të nivelit të lartë për të vazhduar diskutimet.

Trump nuk mori pjesë në bisedime, por para se të fillonte takimi, ai shkroi në platformën Truth Social: SHBA-të "kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, është jetike për Kupolën e Artë që po ndërtojmë".

Kjo ishte hera e parë që Trump e lidhi pushtimin e territorit autonom danez me planin kolosal amerikan të mbrojtjes nga raketat.

Gjatë bisedimeve, Shtëpia e Bardhë postoi një karikaturë në platformën X, me mbishkrimin: “Ku do shkosh Groenlanda?” Karikatura përshkruan dy qen që lëvizin me sajë dhe dy destinacionet e tyre të mundshme: Amerikën, të simbolizuar nga Shtëpia e Bardhë nën qiellin e kaltër të kthjellët dhe Kinën e Rusinë, të përfaqësuara nga Muri i Madh Kinez dhe Sheshi i Kuq, në errësirë.

Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës, të cilin e dëshiron Donald Trump dhe ku Danimarka po forcon praninë e saj ushtarake, është "i pamundur", tha sot ministri danez i Mbrojtjes, Trolls Lund Poulsen.

“Është një pyetje shumë hipotetike. Mendoj se nuk ka gjasa që një vend i NATO-s të sulmojë një vend tjetër të NATO-s", - tha ministri në përgjigje të një pyetjeje të lidhur me këtë çështje.

Kopenhageni njoftoi se po vendos forca ushtarake "që nga sot" si pjesë e ushtrimeve në Groenlandë, gjë që përkthehet në një prani të shtuar ushtarake "në avionë, anije luftarake dhe ushtarë, përfshirë aleatët tanë të NATO-s".

Suedia dhe Norvegjia njoftuan se do të dërgojnë oficerë në Groenlandë, me kërkesë të Danimarkës. "Shumë nga partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s do të shkojnë në Groenlandë, ose sonte ose në ditët në vijim", - sqaroi Ministri i Mbrojtjes, duke deklaruar se i takon secilit vend të njoftojë se çfarë do të bëjë.

Edhe Gjermania do të dërgojë forcë ushtarake në Groenlandë brenda javës, sipas gazetës gjermane Bild, pasi presidenti amerikan këmbënguli se SHBA-të duhet të fitojnë kontrollin e këtij ishulli strategjikisht të rëndësishëm, i cili është një territor autonom i Danimarkës.

Ushtarët e parë gjermanë mund të mbërrijnë në Groenlandë të enjten, sipas raportit të Bild, i cili citon burime qeveritare dhe parlamentare në Berlin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09