Flash

Pamje apokaliptike/ Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë, stakohet centrali

Lapsi.al 13 January 2026
Pamje apokaliptike/ Përmbytet parku fotovoltaik i Karavastasë,

Parku fotovoltaik i Karavastasë, vepra gjeneruese më e madhe në vend e energjisë diellore është stakuar për shkak të përmbytjes masive. Kapitali ka siguruar pamjet, të cilat tregojnë se uji ka vërshuar në të gjithë territorin e parkut diellor të kompanisë franceze Voltalia.

Burime i thanë Kapitalit se stakimi i parkut është bërë ditën e djeshme, pasi uji arriti në afërsi të paneleve. Ndonëse këto të fundit kanë një lartësi prej 1.5 metër nga toka, uji ka arritur deri në 1.2 metër.

Tashmë inxhinierët e Voltalias janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, ndërkohë që impianti pritet të vihet sërish në punë pas një jave.

[video width="320" height="176" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6966b89cc4d91-1-1-1-1.mp4"][/video]

Parku fotovoltaik i Karavastasë ka një fuqi të instaluar prej 140 MW. Kjo vepër ka kushtuar rreth 140 milionë euro dhe është ndërtuar nga gjigandi francez Voltalia.

Ndërtimi i impiantit gjenerues të Karavastasë zë fill në vitin 2020, kur qeveria shqiptare e prokuroi këtë vepër përmes një ankandi. Voltalia u shpall fituese në ankandduke ofruar një çmim të shitjes së energjisë për shtetin 24.89 euro për mega.

Sipas marrëveshjes shteti ble automatikisht gjysmën e energjisë së prodhuar nga ky impant për çmimin 24.89 euro për mega, ndërkohë që Voltalia ka të drejtë që gjysmën tjetër ta shesë në treg të lirë. /Kapitali.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI