Flash

Del VIDEO/ Momenti ku Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali

Lapsi.al 13 January 2026
Del VIDEO/ Momenti ku Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali

Mediat kanë publikuar pamje të momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit. Ai ishte shoqëruar nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve për një vizitë mjekësore në spitalin infektiv së bashku me një të paraburgosur tjetër.

Pasi ka dhunuar efektivët që e shoqëronin Ndoci ka dalë jashtë ambienteve të spitalit dhe është drejtuar me vrap drejt parkimit, ku jashtë traut, dyshohet se e prisnin 2 makina.

Njëra prej tyre është një “Audi” luksoz A7 ngjyrë gri targë me AB 700 RS, më të cilën Ndoci dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës. Targat e automjetit rezultojnë të jenë denoncuar si të vjedhura pak ditë më parë.

Ndërsa në videon më poshtë është momenti kur Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë. Ai shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, dhe më pas shoqërohet në drejtim të godinës së spitalit.

Shoqërimi i tij bëhet në kundërshti me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë. ©LAPSI.al

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/81e22c9753098c35d2e752975e90a1bc.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI