Flash

AFP: Mbeturinat pushtojnë lumenjtë në Shqipëri

Lapsi.al 13 January 2026
AFP: Mbeturinat pushtojnë lumenjtë në Shqipëri

Marrë nga AFP/ Që nga fillimi i janarit, reshjet e rrëmbyeshme kanë lënë 14 000 hektarë të përmbytura, rreth 1 200 shtëpi nën ujë dhe të paktën një person të vdekur në Shqipëri.

Edhe pse ujërat e përmbytjeve po bien në disa pjesë të vendit, forca e përmbytjeve ka dëmtuar argjinaturat dhe disa zona mbeten nën ujë.

Por vendasit dhe kryeministri i vendit thonë se rrjedha e mbeturinave në kanalet ujore e përkeqësoi problemin, duke bllokuar lumenjtë tashmë të fryrë.

“Plotësisht i ndotur”

“Këtë vit ishte një katastrofë e vërtetë. Shtrati i lumit u mbyt plotësisht me mbeturina plastike, të rrëmbyera nga ujërat e përmbytura", - tha për AFP-në Ramazan Malushi, një banor i Shkozetit, pranë bregdetit Adriatik.

[caption id="" align="alignnone" width="617"] Një foto nga ajri e grumbullimit të mbeturinave plastike pranë një ure në Durres © Adnan Beci / AFP[/caption]

Pas përmbytjeve, të cilat detyruan qindra evakuime, kryeministri i vendit, Edi Rama, postoi një foto të një lumi të bllokuar nga mbeturinat.

“Kjo është ajo që ndodh nëse i hedh shishet në anë të rrugëve", tha udhëheqësi në postimin e tij.

Lideri i krahut të majtë është kritikuar nga opozita e vendit për trajtimin e përmbytjeve dhe neglizhencën e supozuar të pastrimit të kanaleve të kullimit dhe kanaleve ujore, pasi Rama hodhi poshtë thirrjet për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Por Mihallaq Qirjo nga organizata jo-qeveritare “Qendra e Burimeve Mjedisore” tha se problemi i menaxhimit të dobët të lumenjve është i hershëm.

Krahas mbeturinave, për dekada të tëra, zhavorri dhe sedimenti ishin grumbulluar në lumenjtë e vendit, duke ngushtuar rrjedhën e tyre, tha Qirjo.

“Shkatërrimi” nga mbeturinat

Ujërat e përmbytjeve në qytetin portual të Durresit, u godit rëndë gjatë reshjeve të rrëmbyeshme, lanë pas grumbuj mbeturinash të mbuluara me baltë në shumë nga brigjet e lumenjve të qytetit, sipas një gazetari të AFP-së.

Qese plastike të hedhura, lodra të pista, shishe dhe mbeturina të tjera mund të shihen gjithashtu duke bllokuar kanalet ujore në pjesë të qytetit.

[caption id="attachment_1056059" align="alignnone" width="709"] Kanalet ujore të Shqipërisë po bllokohen nga mbeturinat plastike, dhe shumë thonë se kjo po i përkeqëson përmbytjet © Adnan Beci / AFP[/caption]

Teksa ujërat e përmbytjeve po lëvizin poshtë rrjedhës drejt detit, ekziston frika se, ashtu si në stuhitë e mëparshme, mbeturinat do të përfundojnë në Adriatik dhe mund të transportohen nga rrymat në vende të tjera.

Një stuhi që goditi rajonin në fund të nëntorit la plazhe deri në Dubrovnik në Kroaci të ndotura me mbeturina që besohet se vinin nga Shqipëria që ndodhet mbi 100 kilometra në jug.

“Lumenjtë dhe përrenjtë po shemben nën qindra ton mbeturina”, - tha biologu i Universitetit të Tiranës, Ferdinand Bego.

Teksa përmbytjet po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, normat e ulëta të riciklimit në Shqipëri po thellojnë ndikimin e tyre, tha Bego.

Vendi riciklon vetëm rreth 15% të mbeturinave të tij plastike, tha ai, ndërsa pjesa tjetër hidhet në landfille ose në mënyrë të paligjshme në natyrë.

Ai tha se efekti i ndotjes plastike ishte i gjerë dhe po "ndot rëndë të gjitha ekosistemet - tokën, ujin, ajrin - me pasoja të rënda shëndetësore".

Qeveria e Ramës ka miratuar një strategji kombëtare për klimën dhe energjinë dhe gjithashtu planifikon ligje për të ndëshkuar më rëndë krimet mjedisore, siç është hedhja e paligjshme e mbeturinave.

Shqipëria është ndër vendet evropiane më të rrezikuara nga fatkeqësitë klimatike, sipas një raporti të Bankës Botërore të vitit 2024. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

Ku na i gjejnë këta investitorë amerikanë?

Në përurimin e një investimi amerikan për një park eolik në Shqipëri, dikush paska thënë se Shqipëria është treg i vogël, me gjasë duke nënkuptuar se kjo i jep ...

19:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI