Flash

Berisha për Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD

Lapsi.al 13 January 2026
Berisha për Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD

Nga Lezha, ku mbajti takimin e radhës në kuadër të turit të tij të Foltores, kreu i Partisë Demokratike sulmoi edhe Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij, Berisha iu referua si një “kalbësirë e brendshme” që tentoi të kapte partinë. Sipas Berishës, ai ditën bënte sikur ishte me demokratët ndërsa natën vepronte me Edi Ramën duke bërë pazare në kurriz të qytetarëve.

Për Berishën, demokratët ndëmorën një veprim të vështirë kur zgjodhën të ishin në anën e tij.

“Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur. Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti. Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri. Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kaluarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre. Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar. Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë. Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD. Beteja juaj ishte globale.

Ishte me kreun e mafies botërore, që ishte Xhorxh Sorosi. Ky Karl Marksi i post-marksizmit, armik i egër i PD dhe vlerave demokratike. Por, edhe njëherë, ju u provuat të pamposhtur me zgjidhjet që bëtë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09