Flash

Del FOTO/ Ky është “Audi” me të cilin u arratis Altin Ndoci

Lapsi.al 13 January 2026
Del FOTO/ Ky është “Audi” me të cilin u arratis Altin

Makina që shikoni në foton e mësipërme, është mjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin dyshohet se është arratisur ditën e sotme nga spitali Rajonal i Durrësit, Altin Ndoci.

Sipas informacioneve, arratisja e Ndocit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit. Targat e makinës kanë qenë të vjedhura pak ditë më parë.  

Një "Audi" i bardhë e priti te spitali/ Kush e ndihmoi "ushtarin" e Çopjave  të arratiset |

Ndoci ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ka kërkuar të shkojë në tualet. Aty është shoqëruar nga dy policë të burgjeve të cilët i ka dhunuar dhe më pas është larguar me vrap. Ai ka hipur në Audin dhe dyshohet se është nisur drejt Spitallës.

EKSKLUZIVE/ Arratisja e Altin Ndocit! “Në Shënjestër” zbulon “Audi”-n me të  cilin u largua i paraburgosuri – Balkanweb.com – News24

Nuk dihet ende se kush ka ndihmuar në arratisjen e Ndocit. Ai dyshohet nga SPAK si i përfshirë në vrasje, grup kriminal etj. Ai akuzohet nga Nuredin Dumani se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si "Tarzani", xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit). Ndoci akuzohet si pjestar i grupit "Çopja" në Elbasan". /LAPSI.al

Të këshilluara

Ku na i gjejnë këta investitorë amerikanë?

Në përurimin e një investimi amerikan për një park eolik në Shqipëri, dikush paska thënë se Shqipëria është treg i vogël, me gjasë duke nënkuptuar se kjo i jep ...

19:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI