Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

Lapsi.al 2 October 2025
Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u

Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja.

Këtë "mësim" duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.

Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

"Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit," - i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.

"Më vjen keq për këtë", - tha me shaka Macron duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/FDownloader.Net_AQNZADQ9qdeSXiobyZPQh2wTKe1AJEA66ZcSnQP7QjsZ0LOYM9mddyyqbHpWH5HKtXODVgvlQOPDTKleWAmE0NzEP6jnkvFoEX4byjwD4qirxA_720p_HD.mp4"][/video]

Kaq u desh dhe video bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. “Politico” shkruan se Trump u tall nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni - Shqipëri.

Lapsusi me ‘luften’ Shqipëri-Armeni/ Mediat

Në artikull thuhet se “konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten”.

Pamjet kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.

Edhe Euronews ka shpërndarë online videon nga ky moment. Në video Euroneës shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tall Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë.

Edhe britanikja “The Telegraph” shkroi se “Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë filmuar duke bërë shaka me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar në mënyrë të përsëritur Shqipërinë me Armeninë”.

Lapsusi me ‘luften’ Shqipëri-Armeni/ Mediat

Edhe mediat ruse i bënë jehonë batutës së Ramës. “RT” ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump.

Tërheqja e Ramës

Duke parë që kjo shaka pa kripë i ishte kthyer në bumerang, Rama është përpjekur në mbrëmje të minimizojë gjestin duke e quajtur “një shaka miqëësore”.

“Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.

Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë” – shkroi Rama në X.

Ai madje i ka thurrur elozhe kreut të shtëpisë së Bardhë.

“Prandaj le ta themi troç: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm. Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.” – shkruan Rama në X. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI