Flash

A mund të marrë opozita pjesë në zgjedhjet anti kushtetuese të Tiranës ?

Lapsi.al 1 October 2025
A mund të marrë opozita pjesë në zgjedhjet anti kushtetuese

Sipas të gjithë juristëve dhe njohësve të ligjit dekreti i kësaj të mërkure nga presidenti i republikës është hapur antikushtetues, pasi sipas nenit 115 të ligjit themeltar të shtetit, ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën Kushtetuese nuk lejonte shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme për bashkinë e Tiranës.

Pra kreu i shtetit kishte dy altenraniva: ose të priste ashtu siç thotë qeveria dhe e mbeshtet ai: që kjo është një lëndë për Gjykatën administrative, ose të priste vendimin e kushtetueses. Pikërisht ky qëndrim është mbajtu sot edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. "Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës", ka reaguar ai duke shtuar: "Zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues". Por ai që bardhi e quan "Ngërç kushtetuese" është shumë më tepër sesa kaq dhe pikërisht për këtë, përpara PD, por edhe çdo opozitari shtrohet pyetja: A mund të marrin pjesë në një proces anti kushtetues.

Tirana në votime më 9 nëntor / Pirueta e Begajt shuan shpresat e Veliajt

Kush e ka kujtesën të gjatë e mban men se kur nga SPAK-u kërkohej kufizimi i imunitetit të Berishës, pa iu hequr më parë mandati nga kuvendi, lideri i opozitës ngrititi justifikimin se për të mos lejuar një shkelje të kushtetutës ai ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg. Kështu ndodhi vërtet, Berisha u izolua për një vit. Po sot ngrihet pyetja, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kushtetutës, dinjiteti i Berishës mos vlen më shumë se ai i mbi 200 mijë zgjedhësve të Tiranës?

Natyrisht që kjo nëpërkëmbje ligjit themeltar të shtetit që do ta kishin zili edhe regjimet më antidemokratike nuk është pika e vetm që opozit ta shihet me skepticizëm pjesmarrjen në këtë garë me mandat më pak se dy vjeçar dhe ky zgjidhet vetëm kryebashkiaku e dhe kjo këshilltarët. Ajo ende nuk ka mbylluar denoncimin e asaj që e quan farsa zgjedhore. Ajo nuk ka marrë në duar raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR-it, prej të cilit mund të kërkonte korrigjimin e shumë rreguallave të lojës. Atëhere pse duhet të nxitonte për tu futur si cjapi tek kasapi në një lojë që që tani ka nisur me shkelje?

Andi Bushati: Një president lolo

Për më tepër opozita nga ana politike e di se zgjedhjet e pjesshme shkojnë gjithnjë në favor të pushtetit. Atëherë kur Rama dhe begaj ia kanë dhënë alibin, ajo pse duhet të mos e shfryrtëzojë?

Por përtej kësaj qasjeje pragmatike, problemi është ligjor dhe moral: A mund të vazhdojë ajo të luajt rolin e fasadës së një regjimi që do të shitet si demokratik, duke marrë pjesë në zgjedhje antikushtetuese?

Kjo është dilema që shtrohet para PD-së nëse nuk do të konsiderohet si patericë e një sistemi ku është vrarë shteti ligjor. Nëse e ka shpallur tabu bojkotin e zgjedhjeve PD-ja mund të marrë pjesë në ato të Tepelenës. Beratit, Burrelit, Cërrikut dhe Tepelënës ku gjithashtu do të masakrohet. Por ama një gjë e ka vetë në dorë. Ti thotë jo antikushtetueshmërisë së Tiranës. 

©Lapsi.al 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI