Flash

Rama del sërish me syzet e kuqe: Unë me familjen nuk udhëtoj me charter

Lapsi.al 14 August 2025
Rama del sërish me syzet e kuqe: Unë me familjen nuk udhëtoj me

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i janë drejtuar se ai fluturon me avion privat.

Ai theksoi se Rama ai e përdor avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune (kostot e të cilit nuk janë bërë kurrë transparente) dhe se kur bëhet fjalë për fluturime që bën për arsye private gjithmonë përdor klasin ekonomik.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje.  Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, pra qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete!

Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme.”, deklaroi kryeministri, duke iu përgjigjur komenteve që ka marrë në profilin e tij në Facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI