Flash

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë!

Lapsi.al 13 August 2025
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë!

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje.

“Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi më 13 gusht.

Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”.

Sipas tij, kjo çështje do të duhet të zgjidhet gjatë rrugëtimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirëpret çdo masë që do t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve.

Megjithëse rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, u zhvillua më 10 qershor, të dyja vendet nuk kanë mbajtur një takim në nivel të lartë që nga shtatori 2023. Ai takim ishte zhvilluar vetëm disa ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë një polic.

Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se qëndron prapa tij.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi Austrinë si “vend shumë të rëndësishëm” për shtetin e tij, duke shtuar se Vjena gjithmonë e ka ndihmuar Beogradin në rrugën evropiane.

“Sot biseduam për të gjitha çështjet e rëndësishme, nga reformat në Serbi në fushën e sundimit të ligjit deri te nevoja e dialogut me Prishtinën si mënyra e vetme për të tejkaluar tensionet dhe krizën ekzistuese. Në të njëjtën kohë, theksuam nevojën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin”, deklaroi Vuçiq.

Kancelari Stocker, gjatë konferencës për media me Vuçiqin, po ashtu shprehu mbështetje për rrugëtimin evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, teksa kërkoi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet destabilizuese.

“Për aq më tepër më është e rëndësishme të përmend se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor i përkasin pandashëm familjes evropiane dhe është me rëndësi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet për destabilizim dhe që shtyllat themelore të BE-së – të drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe bashkëjetesa demokratike – të përcillen edhe jashtë saj”, tha Stocker.

Ai tha se rruga drejt BE-së nuk është një rrugë njëkahëshe dhe se sundimi i ligjit, si një nga vlerat qendrore të BE-së, është një nga parametrat për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak tha se shenja e angazhimit ndaj vlerave të BE-së duhet të jetë e dukshme edhe në politikën e jashtme, ku Serbia ka një shkallë të përafrimit prej rreth 60 për qind, pasi Beogradi shmang të harmonizohet me masat kundër Rusisë dhe Kinës.

Stocker tha se është e rëndësishme që procesi i zgjerimit të BE-së të bëhet më i prekshëm edhe për qytetarët, si dhe që për të gjithë kandidatët të vlejnë të njëjtat rregulla dhe kritere, duke u shprehur në favor që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim të përfshihen në zonën e roaming-ut të BE-së.

Sa i përket thirrjes për harmonizim më të madh me BE-në në fushën e politikës së jashtme, Vuçiq tha se Serbia “ka dhënë gjithçka nga vetja” për të shpjeguar pozicionin e Beogradit.

Serbia deri më tani u ka refuzuar thirrjeve të vazhdueshme që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Beogradi, që ka raporte të mira me Moskën, ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara përmes së cilave është dënuar pushtimi rus i Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione. /REL/

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI