Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Plaçkitet redaksia e News24, kompjuterat ngarkohen në kamionët e ushtrisë (VIDEO)

Lapsi.al 12 August 2025
Plaçkitet redaksia e News24, kompjuterat ngarkohen në kamionët

Nuk ndalet dhuna shtetërore ndaj televizionit informativ News24 dhe gazetarëve të Focus Media News. Pas fikjes së sinjalit prej 4 ditësh tanimë, mbrëmë janë grabitur kompjuterat dhe materialet e punës së gazetarëve.

Paligjshmëria e nisur mëngjesin e 9 gushtit ka arritur nivele të paimagjinueshme dhe hyrja e civilëve brenda godinave të televizionit, pa asnjë autorizim, vulosi atë që njihet tashmë si akti më barbar i bërë ndonjëherë ndaj një media në Shqipëri. (video ketu)

[video width="360" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/ssvid.net-Media-ne-erresire-goditja-vazhdon-grabiten-edhe-sendet-personale_360p-1.mp4"][/video]

Nuk u mjaftuan vetëm me zaptimin e mjediseve, por dje (11 gusht) janë sekuestruar, pa vendim gjyqësor, edhe tavolinat e karriget e zyrave.

Një veprim i pashpjegueshëm dhe që shkon përtej çdo limiti dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Njëkohësisht ka të dhëna se janë çmontuar nga ambientet e News24, të uzurpuara nga Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake, nën urdhër tashmë të drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, edhe pajisjet e transmetimit.

Dhjetëra kamionë kanë hyrë dhe dalë nga ambientet e News24, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë transparencë për veprimet e tyre, por kanë plaçkitur mizorisht pronat e televizionit informativ.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI