Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Greqi/ Rrezikohen nga zjarret banorët në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa

Lapsi.al 12 August 2025
Greqi/ Rrezikohen nga zjarret banorët në Kefalonia, Zakynthos, Fokida

Temperaturat përvëluese po ndjehen shumë në Greqi. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit.

Emergjencat Civile në Greqi kanë paralajmëruar për rrezik shumë të lartë edhe gjatë ditës së sotme, për shkak të temperaturave ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa. Autoritetet kanë dërguar SMS në telefonat e banorëve të këtyre zonave, duke i vënë në dijeni për situatën e rrezikshme dhe u kërkojnë të evakuohen.

Forca të shumta zjarrfikësish veprojnë nga terreni, ndërsa avionë dhe helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të neutralizuar zjarret. Flakët po favorizohen edhe nga era e fortë.

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI