Flash

“Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate

Lapsi.al 11 August 2025
“Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/

“Qëndrimi im ka qenë dhe ngelet parimor dhe i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër!” Kështu u shpreh zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti pak ditë më parë në mbështetje të protestës që u mbajt në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale të Hagës.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski. I pyetur nga gazetarët ai tha se “lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë teksa anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Të paktën jo në Maqedoni. Unë nuk komentoj për fqinjët” – tha kryeministri i RMV.

Mickoski u bëri thirrje “të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa”. Kryeministri vlerësoi se në këtë vend këto tema janë pjesë e së kaluarës dhe se janë mbyllur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të vitit 2001, dhe me ndryshimet e fundit në Ligjin për përfaqësim të barabartë, i cili është në Komisionin e Venecias.

Ndryshe mendon BDI sipas së cilës, deklarata e Mickoskit është e papranueshme.

“Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes” – thuhet në deklaratën e partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI