Flash

Aksidenti i rëndë në Fier, ndërron jetë pas tre ditësh 15-vjeçari

Lapsi.al 11 August 2025
Aksidenti i rëndë në Fier, ndërron jetë pas tre

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 15-vjeçari që u përfshi disa ditë më parë në aksidentin rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

I mituri ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes të efektivit të Policisë, Klajdi Mustaj, 26 vjeç, i cili rrezikoi jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti të përmbysur katër personat që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00, kur automjeti humbi kontrollin dhe u përmbys, duke mbetur i bllokuar në anë të rrugës. Brenda tij ndodheshin katër persona të plagosur, ndërsa nga makina filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe transportimit drejt spitalit, 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Të këshilluara

Zjarr edhe në Tërbaç të Vlorës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave. Era e fortë dhe terreni i vështirë po e bëjnë të pamun...

18:35

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI