Flash

Dalin bisedat në SkyECC për vila 1 mln dollarë dhe resortin "Ajman Park"

Lapsi.al 11 August 2025
Dalin bisedat në SkyECC për vila 1 mln dollarë dhe resortin

Zbërthimi i bisedave në SkyECC i trafikimit të ngarkesa të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës janë provat kyçe të prokurorisë së Posaçme për anëtarët e organizatës kriminale që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj disponon dosjen e hetimeve.

Kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze apo vila luksoze.

Në dosje është dhe një bisedë në Sky Ecc me Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë . Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë.

Ndërsa Çela pak minuta më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar madje dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit. Madje ai me batutë lë të kuptojë se fitimet me këtë treg janë aq të majme, sa atë ditë kishin shkuar në 50 mln euro, aq sa mund të blejë dhurata të tjera të shtrenjta nëse vijnë në jetë fëmijë të tjerë.

Franc i cili ka dhe foton e Franc Gergely, i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë.

11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan "Ja shif e fol...Sa marun me emtalin...".

Nga konteksti i këtij mesazhi, dyshohet se Franc Gergely e bën me dije Ervisin se sapo ka përfunduar së nxjerri lenden narkotike e cila ka qenë e vendosur në kuti metalike.

Ervisi në vijim i shkruan "Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit...".

Franci i përgjigjet së tregu do vijoje të qendrojë siç është.

Pak minuta më pas Ervis Çela komunikon me të vëllanë të cilit i dërgon fotografinë me mesazhin “Po flen gjum te malli”

11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin "...Se mos kujton qe te rrej un... Esht lodhur ai robi... Po flen gjum te malli...". Rizai e pyet vëllain e tij "Ore elb e nzorri", pyetje të cilën Ervisi e pohon.

Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë shtetasi Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat "elb, elbasani", për shkak të vendlindjes së tij.

Ervis Çela në vijim të bisedës pasi njofton vëllain e tij se do të blejë një vilë në shumën 1 milion dollarë për vëllain tjetër të tyre rezident ne Paraguaj Ardjan Çela te cilit i referohet me nofkën "xhem", Ervis i shkruan

"Javen qe vjen mor até shpin per çunin... Te kam thon qe e bleva?... Shpi për Xhem... 1 mln $... Dhuratë për çunin ... Esht shum e modhe... Vile shum e bukur... Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia... 50 mln vëllai sot"

Resorti në Shijak

Ndërkohë në një bisedë tjetër mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Gjatë bisedave ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.

"Në vijim në midis Ervis Çelës dhe Fadil Balles biseda zhvillohet në lidhje me çmimin e shitjes së lëndës narkotike, për të cilin Fadil Balla pretendon se i është ofruar një sasi prej 150 kilograme lëndë narkotike e dyshuar kokaine me çmim 31 mije e 500 euro kilogrami. "...Ka ra bro por ja te flas...Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them...".

Ervisi i përgjigjet "E di un te 28 rrafin cekicat ty", në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë "Sa copa do...Mos u bon tafmaqar...". Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan "500...Dyqind...një qind...Sa dush o bro...Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti..." dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit "Ajman Park" në Shijak dhe i shkruan "Me more ne qaf...Tashti nuk naloi mo un...", duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t'i investojë në në kompleksin "Ajman Park".

Kompania zotëron kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Masa e sekuestros preventive u vendos gjithashtu ndaj një vile 2-katëshe në Dhëmi me vlerë 1 milion euro, pasuri dhe troje në Sharrë të Tiranës si dhe ndaj kompanive të biznesit" shkruhet në dosje.

Të këshilluara

Zjarr edhe në Tërbaç të Vlorës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave. Era e fortë dhe terreni i vështirë po e bëjnë të pamun...

18:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI