Flash

Dhërmi/ 12-vjeçari hidhet nga shkëmbi në det, plagoset në kokë

Lapsi.al 7 August 2025
Dhërmi/ 12-vjeçari hidhet nga shkëmbi në det, plagoset

Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet. Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI