Flash

VIDEO LIVE/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Kosovë: Liria ka emër- UÇK!

Lapsi.al 7 August 2025
VIDEO LIVE/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Kosovë:

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur përgatitja e skenës për fjalime gjatë protestës në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një numër i madh qytetarësh tashmë janë nisur drejt Prishtinës për të kundërshtuar gjykimin e padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe një pjesë e tyre tashmë ka nisur të mbushë sheshet “Nënë Tereza” e “Skënderbeu”, raporton KosovaPress.

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Një qytetar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, i cili po merr pjesë në protestën e thirrur kundër asaj që organizatorët po e quajnë padrejtësi nga Haga, u shpreh për Klan Kosova se ata duhet të lirohen sa më shpejt.

“Njerëzit që duhet të na udhëheqin ndodhen në burg. Sa më shpejt të lirohen çlirimtarët sepse ata kanë sakrifikuar çdo gjë për shqiptarët”, deklaroi ai.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020. Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon. Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=x0CFxppaxAs

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI