Flash

Vlora nuk gjen qetësi, zjarr sërish te fusha e plehrave

Lapsi.al 7 August 2025
Vlora nuk gjen qetësi, zjarr sërish te fusha e plehrave

Fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e kësaj të enjte flakët kanë “kapluar” fushën e mbetjeve dhe si pasojë i gjithë qyteti është mbuluar nga një re tymi.

Ndërkohe që dhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët.

Djegia e mbeturinave urbane është kthyer në një histori të ripërsëritur disa herë në qytetin e Vlorës. Sërish, në pikun e sezonit turistik veror, flakët kanë përfshirë këtë zonë dhe si pasojë tymi toksik është përhapur në të gjithë qytetin, i cili muajt e verës është edhe “shtëpia” e mijëra turistëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI