Flash

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, dy të plagosur

Lapsi.al 5 August 2025
Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, dy të plagosur

Një aksident zinxhir është shënuar pasditen e sotme në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier – Lushnje

Mes makinave të përfshira në aksident është dhe një autobot që transportonte çimento. Drejtuesi i mjetit është munduar të shmangë mjetet e tjera dhe ka dalë jashtë rruge. Nga përplasjet ka pasur dëme të shumta materiale ndërkohë që dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe po trajtohen nga mjekët pa rrezik për jetën e tyre.

Policia e qarkullimit devijoi trafikun e gjatë të krijuar në një kalim rruge dytësore.

Sipas uniformave të qarkullimit rrugor, shkak i aksidentit të shumëfishtë ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Pjesa ku mjetet i afrohen kryqëzimit të pushimit të shoferit është tepër e vështirë pasi ka nga ata drejtues mjetesh që nuk e respektojnë ishullin e trafikut dhe e përdorin për t'u afruar sa më shumë pranë kryqëzimit dhe më pas kryejnë manovra të gabuara. Gjithsesi mbetet për t'u parë nga policia shkencore se çfarë në të vërtetë e shkaktoi aksidentin në këtë nyje të zezë të qarkullimit rrugor, ku në të shkuarën ka pasur edhe aksidente me humbje jete.

Të këshilluara

Një vatër zjarri në Peqin

Një vatër zjarri është shënuar sot në zonën e Grykshit, pjesë e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të dendur, duke rrezikuar përhap...

17:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI