Flash

Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s'e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

Lapsi.al 5 August 2025
Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s'e pranon dënimin e

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale.

Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht.

Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook.

"Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, është në Budapest. Presidenti Dodik është dënuar sepse nuk ka pranuar të pajtohet me kërkesat e Brukselit. Hungaria nuk e pranon këtë vendim", tha Orban.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Bosnje e mbajti në fuqi dënimit ndaj Dodikut për mosrespektim të Gjykatës Kushtetuese si dhe për shpërfillje të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, roli i të cilit është të parandalojë rikthimin e Bosnjës shumetnike në luftë civile.

Dodik ka thënë se do ta shpërfillë dënimin që ia ndalon atij të mbajë poste politike për gjashtë vjet.

Dënimi me një vit burgim ndaj tij mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.

Szijjarto shkroi në postimin e tij në Facebook se "ndërhyrja e jashtme" në Ballkanin Perëndimor është e rrezikshme.

"Vullneti i njerëzve të rajonit duhet të respektohet. Ta vësh në dyshim atë rrezikon stabilitetin dhe paqen. U takova sot me Millorad Dodikun për të konfirmuar mbështetjen e Hungarisë", tha Szijjarto.

Orban, të cilin Dodiku e kishte dekoruar më parë me çmimin më të lartë të Republikës Sërpska, tha gjithashtu të hënën në platformën sociale X se Hungaria nuk e njeh vendimin gjyqësor kundër Dodikut.

"Përpjekjet e mbikëqyrësve të emëruar nga BE-ja për ta larguar atë sepse kundërshton agjendën e tyre globaliste janë të papranueshme. Ai është lideri i zgjedhur legjitim i Republikës Sërpska", shkroi Orban.

Vitit e kaluar, Qeveria hungareze u pajtua ta ndihmojë financimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë me vlerë 140 milionë euro në Republikën Sërpska./REL

Të këshilluara

Një vatër zjarri në Peqin

Një vatër zjarri është shënuar sot në zonën e Grykshit, pjesë e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të dendur, duke rrezikuar përhap...

17:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI