Flash

Si e ndan numri i makinave zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

Lapsi.al 22 May 2025
Si e ndan numri i makinave zhvillimin ekonomik mes 61 bashkive

zyrtare, shpesh ekonomistët shikojnë ecurinë e numrit të makinave për familje ose banorë.

Të dhënat e Cens 2023 të azhurnuara sipas bashkive në të gjithë vendin tregojnë se vetëm 38.6 e familjeve në rang vendi zotëronin së paku një makinë. Pas kësaj mesatareje fshihet një hendek i madh ndërmjet bashkive.

Nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, Vora është bashkia më e motorizuar, me 62% e familjeve që zotëronin një makinë kur u zhvillua Cens 2023.

E dyta në renditje vjen Bashkia e Shijakut, ku 58% e familjeve kishin makinë, të ndjekura nga Bashkia e Krujës me 55%, Sarandës 53.7 %, Hasit me 53.2%. Më pas vijnë Durrësi, Kamza dhe Tirana ku 51-52% e familjeve kishin së paku një makinë.

Në anën tjetër, Bashkia e Memaliaj renditet e fundit për numrin e ulët të automjeteve për familje. Vetëm 21% e familjeve në këtë bashki kishin makinë në momentin kur u zhvillua anketa.

E ndjekur nga Bashkia e Pustecit me 21.7%, Gramshi me 24%, Skrapari 26% etj. Madje edhe Bashkia e Pogradecit me turizëm të zhvilluar kishte vetëm 27% të familjeve me automjet më 2023.

Numri më i lartë i familjeve me automjete në bashkitë e qendrës së vendit lidhet me disa faktorë, të ekonomisë, demografisë dhe infrastrukturës. Zona Vorë, Shijak, Durrës, Kamzë dhe Tirana përfitojnë nga ndërthurja e të ardhurave më të larta dhe densitetit të infrastrukturës rrugore.

Disa bashki të tilla si Saranda, Kruja dhe Gjirokastra kanë ekonomi të lidhura ngushtë me shërbimet dhe turizmin, duke ndikuar në përmirësimin e nivelit të jetesës dhe rritjen e zotërimit të makinave.

Disa Rajone të tjera si Hasi dhe Vau i Dejës përfitojnë nga flukset tregtare dhe migratore me Kosovën e Malin e Zi.

Bashkitë që zotërojnë numër të ulët automjetesh karakterizohen nga terreni i thyer malor dhe mungesë rrugësh të tilla Skrapari, Poliçani dhe Fushë-Arrësi. Shumë nga bashkitë me densitet të ulët makinash për familje kanë të ardhura nën mesataren kombëtare.

Një rol të rëndësishëm luan edhe faktori demografik. Bashkitë e Jugut, me popullsi të plakur, nuk kanë prirje për të përdorur makina, ndryshe nga bashkitë e Kukësit, Tropojës dhe Hasit që kanë ende popullsi më të re në moshë që nxit më shumë përdorimin e automjeteve.

Harta e zotërimit të makinave në Shqipëri është një pasqyrë e drejtpërdrejtë e pabarazive të të ardhurave, infrastrukturës dhe strukturës ekonomike lokale dhe popullsisë.

Ndërsa korridori qendror dhe qendrat turistike kanë gjysmën e familjeve që zotërojnë makina, një pjesë e madhe e bashkive malore në Jug të vendit mbeten nën 30 %.

Këto të dhëna sugjerojnë për një përmirësim të balancës së investimeve publike në infrastrukturë, transport dhe zhvillim ekonomik për ta bërë lëvizjen më të barabartë për të gjitha familjet shqiptare./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

08:23

Parashikimi i motit këtë të enjte

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte. Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira m...

07:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI